“Kulla e Berishëve” në detin e Lalzit, është sa fondi mjekësor për “COVID”/ Çifti presidencial që ka përlarë 20% të financave e pasurive të vjedhura në 22 vitet e fundit, po kërkon sqarime, se përse qeveria nuk ka fonde krize; ndërsa shqiptarët e izoluar, po krahasojnë “bamirësinë popullore” që ka bërë kryeministri Rama në 40 ditë luftë, me miliardat që u ka dhënë oligarkëve Fusha, Nushi, Gjoka, Kola, Salillari e Bashkim Ulaj etj., në 7 vite paqe
Ditën e shtunë, Monika Kryemadhi e Ilir Meta, bënë urim për ditën e Pashkës së Ortodoksëve, duke futur brenda urimit dhe këtë thirrje për Ramën: – Shto ndihmat dhe pagesat e luftës, varfëria nuk përballohet me lëmosha; qeveria të sqarojë përse është bosh buxheti i rezervave.
E vërteta është, se kryeministri ka akorduar paga 3 mujore nga 26 mijë lekë për bizneset e vogale dhe nga 40 mijë lekë për të papunët në bizneset e mëdha; por jo aq “parajsë”, sa të vetë-shpallet si i vetmi rekord pagash lufte në Botë.
E pa moralshme deri në perversitet, është thirrja e çiftit presidencial Kryemadhi-Meta, për të shtuar fondet e pagave dhe ndihmat ushqimore të luftës, si dhe kërkesa drejtuar kryeministrit; për të dhënë sqarime, se përse shteti nuk ka fonde emergjencash.
Çudia është, se këtë “dhimbje e merak” për pagesat dhe ushqimin e popullit, po e shprehin miliarderët Monika Kryemadhi e Ilir Meta, bashkëshortët që në 29 vite tranzicion, kanë qenë e janë kokat e korrupsionit në majë të pushtetit.
Të vjen neveri, kur dëgjon që për mungesën e fondeve të emergjencës, guxojnë e flasin bashkë-hajdutët e fondeve të shtetit; të cilët, këtë karantinë epidemike, po e kalojnë me shërbëtorë e roje të Gardës, duke u relaksuar në vilën luksoze 2000 m2 në Lalz.
Këto pasuri, çiti presidencial, nuk i trashëgoi nga gjyshërit yzmeqarë stanesh në Çepan e Gollobordë, por me korrupsion e pazare pushtetesh, vjedhje pasurie kombëtare, biznese ilegale, përqindje koncesionesh, shitje vendesh pune, trafik kokaine e çdo burim të mundshëm kriminal.
Kanë vjedhur “dërrçe” familjet e klanet mafioze Meta, Berisha, Nano, Rama e Basha; prandaj sot, nuk ka fonde e ushqime rezervë shteti për emergjencat popullore.
Kanë vjedhur Meta e Kryemadhi, ndaj nuk ka buxhet, për të dhënë paga papunësie, nuk ka grande për të rimbursuar dhe ndihmuar bizneset e mbyllura, nuk ka fonde për të rritur pensionet me 2 herë e jo me 2% (300 -500lekë) në çdo 5 vite.
Prandaj, ndihma ekonomike mujore, është sa dieta ushqimore, që Iliri e Monika, i japin qenit e maces në 1 ditë; ndërsa pensionet e pleqërisë për popullin, janë 4 herë të vogla, se paga mujore, që çifti presidencial i jep lulishtarit të vilës në Lalz.
Çifti Monika e Ilir, flasin për paga e ushqime lufte lëmoshë, por shqiptarët ndoshta nuk e dinë; se fondi total i pagave 26 mijë lekë për 1 muaj, është sa vlera e vilës së Ilir Metës në Lalz.
Shqiptarët, ndoshta nuk e dinë, se fondi i pagesës sociale të luftës, me vlerë nga 40 mijë lekë për 176 mijë persona; është sa 5% e pasurisë totale që ka Ilir Meta, si llogari, vila, biznese, apartamente, makina, aksione në koncesione etj.
Ndërsa fondi për blerjet ushqimore të emergjencës (1.2 milionë euro), është sa 10% e vlerës Pallat-Dublex-it të tij në qendër të Tiranës (selia e LSI).
Këto krahasime shifrash pasurore të Monika Kryemadhit e Ilir Metës; i di shumë mirë kryeministri Rama, sepse disa i kanë vënë bashkë, kur kanë qenë në pushtetin “Qeveri-Bashki e Tiranës” në vitet 1998-2002 dhe në qeverinë 2013-2017. Por bën sikur nuk i di./Pamfleti