Një turmë budallash nga SHBA që nuk besojmë se ekzistojnë…por sipas alibisë së PD-së, na treguan se sa qenka rritur pazari i Sali Berishës.
Vetëm 250 mijë dollarë të tropojani Agron Neza u deshën sipas torollakve të PD që të shpallej non grata Sali Berisha, që në të vërtetë kjo përrallë përkthehet… Lul Basha , por duke e patur një gjyq me Binaten e Muzinit me 1 milion dollar nga “diasporaxhit milioner”, ngrehina SHQUP vendosi t’i faturonte Berishës mashtrimin McGonigall, kur në ato vite Berisha ishte në koma politike, por drejtonte me hije dhe bastun.
Sot, që u ngrit nga shtrati i dhuruar nga Dumani, Berisha është i papërmbajtshëm në misionin e tij dhe më trim se kurrë, duke deklaruar se hallexhijtë e emigracionit në Amerikë kanë gjetur një Agron Neza tjetër nga Tropoja… Nuredin Secin apo Saçi, zoti e di, sepse është njeri krejt i panjohur me një fondacion fantazëm, që nuk ekziston, sipas shumë shqiptaro-amerikanëve, i cili do i zgjidh hallin e “plakut” me parat e gjakut dhe të djersës së emigrantëve shqiptarë, për të shplarë “pëgërjen” e tij dhe të familjes së tij.
Madje me kaq para mund të bleheshin 200 votues, nga ata që Berisha do i’u “jepte” 30 mijë euro për fëmijën e parë, apo kreditim banese si çifte të ri, apo do realizoheshin çudira tjera të premtimeve qesharake të PD-së .
Por… zëra si çuni i Fahriut apo Nul Mokës sigurojnë shqiptarët që kanë hallin e Berishës, se ky Seci jo vetëm se do i’a heqi “non gratën” Berishës, por kompania lobuse është kaq pranë Trump, sa do t’i lutet Presidenti që… nëse Seci shton dhe një gjashtëshe tjetër dhe i bënë 12 milion, ta takoj Saliun në Shtëpinë Bardhë, pse jo edhe ta dekoroi si “martir i konsevatorizmit”, i persekutuar nga “komunist i përjetshëm” Edi Rama dhe shteti diktatorial shqiptarë.
Plasni nga inati, por surpriza vjen në fund Trump do nxjerri në treg dhe një medalje të re amerikan, vetëm për Berishën: “Komunisti i parë dhe i fundit që drejton konservatorizmin”!
Për të ardhur keq, por PD-së po i duket Amerika si ishujt Kajman (Cayman Islands) dhe po e ngatërrojnë Trampin me Trapin dhe e sigurtë se zëri i “qemanes së Nastradinëve” të saj do dëgjohet pas 11 Janarit. /Ekskluzive.al