Moderatori i emisionit investigatov “Stop” i është përgjigjur kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pasi ky i fundit quajti Top Channel dhe Tv Klan-in si “dy vegla qorre që i shërbejnë propagandës së Edi Ramës”. Basha duket se e kishte inatin me një lajm të përcjellë në rrjetet sociale nga Kodra, i cili publikoi sot një mesazh me një person të paidentifikuar, i cili e vinte në dijeni se nga b.urgu i Fierit janë liruar 40 të b.urgosur të rrezikshëm, të cilët janë përgatitur për të shkaktuar trazira në vend, deri në v.rasje. Kodra tha në emisionin “Opinion” se nuk “humbet kohën” për t’iu përgjigjur një gjëje kaq infantile të Bashës, “e përshëndes dhe i uroj rrugë të mbarë”. “Nëse kryetari i referohet syzeve të mija është dritshkurtër për këtë, është diskriminuese, i kujtoj Lul Bashës qese më quan vegël të PS-, kamerën e fshehtë për blerjen e votës në Dibër dhe Vorë e kam transmetuar një orë më pas. Sot mua më ka ardhur një mesazh që nga b.urgu po përgatiten 40 veta me leje nga b.urgu i Fierit që janë përgatirut për trazira deri në v.rasje. Është humbje kohe t’i përgjigjem një gjëje kaq infantile të kryetarit. E përshëndes dhe i uroj rrugë të mbarë”, tha Saimir Kodra. Siç duket kjo është arsyeja që palaço president donte informacion nga b.urgjet se sa të sigurtë janë këto instuticione.