Fatos Lubonja shprehet se për të gjithë ata shqiptarë që duan të jetojnë në një vend të lirë, “eleminimi” i presidentit Meta nga mazhoranca është alarm i madh.
Në emisionin “Real Story”, Lubonja ka thënë se është gabim shprehja “po e tha Amerika ka marrë fund” sepse sipas tij Amerika është vend si gjithë të tjerët, ka problemet e veta.
“Është gabim kur thoni se ‘po e tha Amerika, ka mbaruar’.
Amerika është një vend si gjithë të tjerët, me probleme, ka një President që “New York Times” i ka cilësuar 14 gënjeshtra. Pastaj kur erdhi Trump në pushte, ai tha; “hapeni këtë proces”.
Mos ta marrim se Amerika është perfektë. Amerika pak ka ndërtuar? (Ka ndërtuar shtet autoritar) S’mund të shkojmë në Venecia.
Pasi që ti të krijosh krediblitetin, dhe shqiptarët thonë; ‘ju jeni përfaqësues tanët dhe jo banda’.
Kjo është rrugë e gjatë. Jeni në kapjen e drejtësisë.
Dhe ‘eliminimi’ i presidenti është alarm i madh për të gjithë në që duam të jetojmë në një vend të lirë dhe në një vend të lirë”, u shpreh Fatos Lubonja.