Sali Berisha është pyetur nëse ka frikë nga një arrestim i mundshëm.
Në një intervistë televizive, Berisha tha se nuk e njeh këtë frikë pasi sipas tij ka zbatuar gjithmonë vetëm ligjin.
“Prej dy javësh tashmë në banaqe televizive qarkullojnë fjalë se mund t’ju arrestojnë. A keni frikë ju nga një arrestim i mundshëm?”, pyetet Berisha.
“Ata janë individë që vijnë nga bota e krimit politik. Nuk më impresionojnë. Kurrë nuk kam frikë sepse kam qëndruar gjithë jetën time në vendin tim dhe kjo është trimëria ime kam zbatuar ligjin dhe vetëm ligjin. Nuk do më dëgjoni kurrë të ketë një shkelje ligji në detyrat ku unë kam qenë”, u shpreh ish-kryeministri.
Natyrisht que Berisha është një rast unik i shpallur non grata për njeqind të zeza…dhe guxon thotë se kam zbatuar ligjin, deri kur drejtësia ta prangosi dhe ta dërgoi në bankën e të akuzuarëve