Prej tre ditësh Partia Demokratike vijon akuzat ndaj qeverisë dhe ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, për miratimin e tenderit të ushqimit për familjet në nevojë në kohë që vendi është në ‘luftë’ me koronavirusin.
“Kemi 3 ditë që i kërkojmë qeverisë të bëjë transparencë për tenderin 1,5 milionë euro të ushqimeve, të bukës suaj.
“Pse ky tender iu dha një kompanie kompjuterësh në Maqedoni? Kush fshihet pas saj?”, denoncoi opozita.
Rama tha ka vetëm një përgjigje për opozitën “amanet mushkat”.