Katrin Majorga pak muaj më parë u bë e famshme për një denoncim kundrejt Kristiano Ronaldos. Gruaja e akuzoi yllin e Juventusit në gjykatën shtetërore të Nevadas në Las Vegas.
34-vjeçarja pretendon se është ushtruar d.hunë dhe është përd.hunuar nga Ronaldo në vitin 2009. Gjykata pasi ka shqyrtuar çështjen, ka dalë në përfundimin se nuk ka asgjë për të hetuar dhe kallëzimi i gruas nuk është i rregullt.
Në deklaratë shkruhet edhe se nuk ka asnjë marrëveshje mes Ronaldos dhe Majorgës. Kështu 34-vjeçari Ronaldo shpëton nga një barrë e madhe veten dhe Juventusin.
Në Itali konsiderohej edhe anullimi i turit veror që kampionët e Italisë kanë të planifikuar për të zhvilluar në Amerikë. Kjo do të ndodhte në mënyrë që portugezi të mos arrestohej nga autoritetet përtej Atlantikut.