Më në fund të orgazmuar kanë reaguar edhe rusët për mospranimin e Maqedonisë dhe Shqpërisë në BE nëpërmjet zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme, Maria Zaharova.
Në reagimin e saj zëdhënësja Zaharova pyeti se me cilën pjesë të këtyre dy vendeve kufizohen Shtetet e Bashkuara për të lobuar përtej oqeanit për anëtarësimin e tyre në BE.
“Unë mund të kuptoj një diplomat amerikan që përzien Arkhangelsk me Severodvinsk. Një vend i huaj, ata nuk kishin asnjë hartë gjeografike. Por me cilën pjesë të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë kufitzohen Shtetet e Bashkuara për të lobuar për integrimin e tyre në një kontinent tjetër, këtë Departamenti i Shtetit duhet ta dijë “, ka shkruar Zaharova në Twitter, si përgjigje të urdhrit të dhënë në Twitter të zëdhënëses së Departamentit të Shtetit të SHBA, Morgan Ortagus, e cila ka postuar në Twitter se Uashingtoni është shumë i zhgënjyer nga vendimet e fundit të liderëve të BE-së.
Zaharova gjithashtu shkruan se e kupton që me largimin e Britanisë së nga BE duhet të plotësohet zbrazëtira, por vetë Brukseli duhet të kuptojë se çfarë i pret ata nëse këto dy vendet bëhen anëtare të BE-së, është shprehur Zaharova, për Sputnik.