Ambasadori italian, Alberto Cutillo e ka gjetur një mënyrë se si të luftohet krimi i organizuar.
Në një postim në “Facebook” ai shkruan se ripërdorimi i pasurive të konfiskuara me masa që kanë një qëllim më të gjerë shoqëror mund të çojë në rezultate me të vërtetë të jashtëzakonshme.
“Ripërdorimi i pasurive të konfiskuara me masa që kanë një qëllim më të gjerë shoqëror mund të çojë në rezultate me të vërtetë të jashtëzakonshme. Besoj sinqerisht se kjo është mënyra më efektive për të luftuar krimin e organizuar, sepse luftojmë edhe rekrutimin që mafia zhvillon në territor, pikërisht sepse mund të ofrojmë një alternativë të vlefshme”, deklaroi Ambasadori Cutillo gjatë fjalës së tij në konferencën për administrimin, menaxhimin dhe përdorimin e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara, duke ritheksuar se sa e rëndësishme është për Shqipërinë të vazhdojë në këtë rrugë dhe të përforcojë e masat në këtë drejtim.