Analisti i njohur Çim Peka, ka hutuar të gjithë me deklaratën e tij ditën e sotme dhe në veçanti demokratët, ku thotë se nëse ndërkombëtarët njohin zgjedhjet e 30 Qershorit, atëherë kreu i PD Lulzim Basha duhet të largohet. Nëse Peka sulmon Bashën kjo padyshim dyshohet se është një sulm i vetë Sali Berishës, pasi sipas zërave portali i tij financohet nga Shkëlzen Berisha.
“Ja cfare do ndodh. 1/ Nderkombetaret nuk njohin zgjedhjet dhe Basha sigurisht qe duhet te trajtohet si nje politikan qe i funksioni skema.
2/ Nderkombetaret njohin zgjedhjet dhe politika e shetitjeve ne bulevard pa akte force deshton duke na thene qarte dhe prere.
Kjo skeme deshtoi, Basha nuk eshte njeriu qe sjell PD ne pushtet. Ps: Kjo nuk do te thote se te gjithe “bq” nga Shkodra, Kavaja e Korca, qe duke perdor Lulin si pretekst i sherbyen Rames, kishin te drejte”, shkruan analisti në një postim në Facebook.
Siç dihet Çim Peka është analist i djathtë, mik i Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ky reagim i papritur i analistit tregon se nëse zgjedhjet do të njihen atërherë PD ka një tjetër strategji, pasi mesa duket eksponentë të ndryshëm po paralajmërojnë largimin e Bashës.
Kujtojmë se ditën e djeshme edhe Aurel Plasari, një zë i fortë opozitar, kritikoi Bashën për politikën e ndjekur dhe mosrrëzimin e Ramës.