Gjatë debatit, duke folur për përgjimet e Bild, gazetari Artan Hoxha tregoi edhe një detaj tjetër interesant, që lidhet me njeriun që i shpërndau ato. Sipas gazetarit Artan Hoxha, nuk është Prokurori Besim Hajdarmataj ai që i ka çuar përgjimet te gazeta gjermane, por, sipas tij, ato i ka shpërndarë ish-kryerprokurori Adriatik Llalla.
“Përgjimet i ka nxjerr Adriatik Llalla. Nuk e ka bërë Besim Hajdarmataj, i ka bërë Adriatik Llalla, ai kishte akses tek ato”, tha Artan Hoxha.