Ky është momenti dramatik i uljes së një avioni pasagjerësh në aeroportin e Sharm El Sheikh-ut në Egjipt dhe përfshirjes së tij nga flakët brenda pak çastesh.
Boeing-u 737-800 i operuar nga SkyUp e Ukrainës, u ul në pistë pa asnjë incident.
Por nuk vonoi që ingranazhet në anën e majtë të shpërthenin papritur në flakë.
Stafi i mirëmbajtjes së aeroportit nxitoi që të shuante zjarrin, shkak i të cilit besohet të jetë bërë një rrjedhje karburanti.
Kompania ajrore sqaroi se fatmirësisht, nga incidenti nuk pati asnjë të lënduar.