Nga Romeo Kara
Kryeministri Ramush Haradinaj reagoi sot me një status në Twitter, për megaoperacionin që efektivë të forcave speciale të policisë së Kosovës po zhvillojnë në veri të vendit, për kapjen e efektivëve dhe oficerëve doganor të korruptuar, që mund të fshihen në këto zona.
Në këtë megaoperacion janë a.rrestuar të paktën deri tani, 13 efektivë të korruptuar dhe nga aksioni janë p.lagosur 4 policë.
Përmes një statusi Kryeministrit Haradinaj shkruan:
“Operacioni kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës, është kryer në komunat në veri të Kosovës, si pjesë e angazhimit tonë për të zbatuar vendosjen e ligjit për të gjithë.
Unë konfirmoj se ky operacion është kundër krimit të organizuar dhe është gjithashtu pjesë e detyrave të policisë dhe oficerëve të doganave.”, shkruan Haradinaj.
Por i menjëhershëm ka qenë dhe ragimi i avokatit Romeo Kara, juristi që denoncoi megaaferën CEZ-DIA, duke i shpëtuar taksapaguesve shqiptarë qindra milion euro nga xhepat e tyre, i cili ka një kërkesë specifike për Haradinaj dhe zbatimin e ligjit njëlloj për të gjithë.
Statusi i Avokatit Romeo Kara, ish juristi i çështjes CEZ-DIA:
“Përshëndetje!
Shpresoj se i njëjti angazhim, do të shfaqet nga ju edhe për keqbërësin Nuel Kalaj, që po pengon një investigim shumë të rëndësishëm të prokurorisë shqiptare.
Krimi nuk ka ngjyra nacionale, partiake dhe krahinore. Vendodhja e tij, Prizren.”, shkruan avokati Kara.
Kujtojmë se në aferën CEZ-DIA, e cila do i shkaktonte një dëm shtetit në vlerën e 500 milionë eurove, janë të implikuar familja Berisha, babë e bir, Sali e Shkelzen, Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, i dënuari me 11 vite burg Kastriot Ismailaj, si dhe sekseri i familjes Berisha, shqiptari nga Kosova Nuel Kalaj.
Prokuroria jonë thotë se nuk po e gjen Nuel Kalajn për ta pyetur, pasi dëshmia e tij është shterruese për t’i shkuar në fund kësaj çështjeje dhe për të kthyer në arkën e shtetit paratë e vjedhura.
Madje sipas burimeve, prokuroria bën me dije se ka dërguar shumë letër-porosi te homologët e Kosovës, por as ata nuk e kanë gjetur Nuel Kalajn për ta sjellë dhe forcërisht në Shqipëri dhe për të dëshmuar në organin e akuzës.
E vërteta e kulluar është se Nuel Kalaj është në Kosovë, merr pjesë në dreka e darka qeveritare, pritje ambasadash, madje ka kandiduar dhe për këshilltar i komunës së Prizrenit, ku pozon i pashqetësuar krahë Haradinajt, si i barabartë para Maliqit./Ekskluzive.al