Gazetari i njohur nga Kosova, Berat Buzhala, njofton se babai i tij ndodhet prej pesë ditësh në koma, për shkak të koronavirusit. Buzhala prej ditësh raporton për gjendjen e tij edhe të familjes, që janë prekur nga Covid prej 17 ditësh.
Në postimin e tij në Facebook, Buzhala thotë se po të kthehej pas në kohë do e mbante maskën gjithë jetën, si dhe i bën thirrje qytetarëve që të mos i neglizhojnë këshillat e mjekëve.
Rrëfimi i plotë i Buzhalës
Edhe po tutna, e edhe po pritoj me dale, ndonese kane kalu tashme ma shume se dy jave prej kur jam testu pozitivisht me Covid. Fatkeqesisht nuk kam qene i vetmi ne familje qe pata dale pozitiv, e fatkeqesisht ka prej nesh qe ende nuk po munden me i nxjerr kambet prej kesaj beteje te gjate, te lodhshme, e te merzitshme. E kam fjalen per baben. Gjendja e tij vazhdon me qene kritike, eshte ne kome qe 5 dite.
Cka po du me thane eshte kjo: Mbani ato maska, mbajeni distancen, e mbajeni edhe higjenen. Sikur te rikthehej gjendja sikur qysh ka qene para dy javesh kisha premtu qe do ta kisha mbajte masken per pjesen tjeter te jetes. Mirepo ajo nuk kthehet tashme, krejt cka mundemi me bo eshte me parandalu raste te tjera, me parandalu me shume fatkeqesi dhe me shume renie te shtetit.
Kjo lufte nuk do te zgjas edhe disa dite, e as edhe disa jave. Do te zgjas edhe disa muaj, kurse ne se bashku do te mund ta krijojme nje realitet te ri dhe te perkoheshem, por qe na mbron prej shume dramave familjare.