Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaron se në çështjen e lobimit të Partisë Demokratike Arben Ristani është sa bashkëpuntor aq edhe dëshmitarë.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Balla ka publikuar një deklaratë publike të bërë nga Arben Ristani, ku pranon se PD ka një kontratë zyrtare të firmosur nga kryetari i partisë dhe një lobist amerikan, Muzin.
”Është një marrëdhënie që Kryetari në emër të PD-së ka lidhur një marrëveshje me lobuesin, unë nuk kam qenë në dijeni”, deklaron Ristani.
Sipas Ballës, hetimi i plotë i kësaj çështjeje duhet të zbardhë dhe se kush ishte personi që transportoi paratë nga Shqipëria në Skoci.
https://www.facebook.com/b.taulant/posts/2561928673852718