Lulzim Basha sonte rrëzoi Ramën për të katërten herë. Por, kësaj radhe e paska pasur më seriozisht se asnjëherë.
Jo vetëm që e rrëzoi, por kishte edhe një gjetje prej gjeniu për t’i dhënë shqelmin e fundit.
Basha sot, që të largojë Ramën, përveç bombave molotov, përdori edhe një video-projektor në muret e kryeministrisë, ku shkruante “Rama ik”.
Prej 16 shkurtit kur tha se e rrëzoi Basha disa herë ka paralajmëruar se Rama do të rrëzohet, por pastaj tha se do të rrëzohet në mars, pastaj në prill dhe së fundi, në maj.
Gjatë ditëve të fundit, Luli zhvilloi takime në rrethe, ku tha se kjo do ishte protesta vendimtare, që Rama do ikte dhe duhej akti i fundit. Ja që e paska pasur seriozisht, e rrëzoi me një video-projektor.
Dhe pasi e rrëzoi tek Kryeministria, shkoi dhe e festoi me fishekzjarre tek parlamenti.
Meqë tani e rrëzoi, dhe meqë Basha ka krijuar edhe qeverinë tranzitore tani presim tramin të sjellë Qeverinë tranzitore ose me autobusët me hidrogjen që realizoi kur ishte kryebashkiak i Tiranës.