Kryetari i PD-së, Lulzim Basha në një bashkëbisedim online me gazetarët, u pyet dhe se cfarë modeli do të ndiqte nëse do të ishte në pushtet, për përballimin e situatës nga Covid-19.
“Sikur ja bëra me dije edhe dje kryeministrit do të merrja tre vendime, do të anuloja 10 apo 12 koncesionet që i kushtojnë 12 mld euro.
Po kështu do të shkurtoja 140 mln euro nga buxheti aktual.
Do të liroja 260 milionë dhe do të bëja paketën me dy elementë me 10 mijë testime në javë dhe për shëndetësinë dhe mbështetje për cdo familje në nevojë dhe bizneset” tha Basha.