Kreu i opozitës, Lulzim Basha mësohet se ditën e sotme rreth mesditës pritet të takohet me drejtuesen e misionit të OSBE/ODHIR-it, ambasadoren Audrey Glover, për të diskutuar mbi mënyrën sesi e pa partia e tij procesin e 30 qershorit, ku pritet që krye opozitari të rendisë denoncimet që opozita ka bërë ditët e fundit mbi atë që cilëson si manipulim i procesit zgjedhor.
Gjatë prezantimit të raportit paraprak mbi zgjedhjet ambasadorja Glover kishte deklaruar që “tërheqja e opozitës kombinuar me interpretimin e ligjit nga KQZ e la të paekuilibruar procesin zgjedhor”. OSBE -ODIHR do të botojë raportin e plotë mbi 30 qershorin brenda dy muajve.