Këngëtari i njohur Ardian Trebicka ka folur për herë të parë për ndarjen nga bashkëshortja e tij.
Trebicka rrëfeu në emisionin ‘Historia live’ sesi i dha fund martesës 30-vheçare me bashkëshorten, me të cilën ka edhe një vajzë 23-vjeçare, Iliana.
Mirela Milori: Sa kohë keni që jeni vetëm?
Ardian Trebicka: Kemi ca kohë që i kemi dhuruar njëri-tjetrit lirinë.
Mirela Milori: Jeni ndarë me konsesus?
Ardian Trebicka: Patjetër, është hera e parë që e them në një studio. Jam ndarë pas 30 vitesh me të.
Mirela Milori: Me qetësi u arrit?
Ardian Trebicka: Nga jashtë po, ndërsa nga brenda nuk e di janë ndjesi personale.
Mirela Milori: Flisni, komunikoni?
Ardian Trebicka: Patjetër.
Mirela Milori: Keni mbetur shokë?
Ardian Trebicka: Po të themi shokë. Jeta është shumë e çuditshme, ndoshta do e lidh me albumet e mia. Unë i kam kënduar shumë dashurisë dhe shumë ndarjes dhe nëse do e kisha menduar që një ditë do më përkisnin dhe mua, do kisha kënduar ndryshe.
Mirela Milori: Nuk do doje të ishe ndarë?
Ardian Trebicka: Nuk e di, unë jam pro e asaj që është e shkruajtur, asgjë nuk mund të kthehet mbrapsht nëse është destinacioni i tillë, nuk luftoj me fatin.
Mirela Milori: Ka respekt pas çdo gjëje që ka ndodhur mes jush?
Ardian Trebicka: Besoj që po, të paktën kështu unë e lexoj jetën time.
Mirela Milori: Vajza e përjetoi apo mbajti një qëndrim të saj?
Ardian Trebicka: Unë nuk kam dashur të kuptoj deri në fund ndjesinë e Ilianës nëqoftëse nuk ma thotë vetë. Pra unë jam që çdo qenie qoftë edhe fëmija, duhet të respektohet dhe të çmohet për gjithçka që do të thotë ose jo.