Administrata amerikane, tha se mund të konsiderohen të ligjshme kolonitë e reja izraelite në territoret e pushtuara të Palestinës. Menjëherë reagoi Bashkimi Europian ku e kritikoi vendimin e administrates amerikane.
Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë për politikat e jashtme, konfirmon qëndrimin e pandryshuar të Brukselit. “I gjithë aktiviteti me kolonitë është i paligjshëm në bazë të ligjit ndërkombëtar dhe shkatërron mundësinë e zgjidhjes me dy shtete të këtij konflikti, si dhe perspektivën për një paqe të qëndrueshme”, shkruan Mogherini.
Vendimi i Shteteve të Bashkuara është dënuar dhe nga Turqia. Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavushollu tha se asnjë shtet nuk duhet të jetë mbi ligjin ndërkombëtar. Ai i bëri thirrje vendeve të tjera që të mos njohin vendimin e administratës amerikane.