Pak minuta më parë protestuesit tentuan sërish të çanin kordonin e Policisë te godina e Parlamentit, ndërkohë që u shpërndanë menjëherë pas gazit lotsjellës.
Mirëpo mes protestuesve ishte dhe ish-kryeministri Berisha i cili është lënduar nga gazi dhe është larguar duke mbajtur dhe një shami në hundë. Gjendja e ish-kryeministrit dukej mjaft e rënduar aq sa herë-herë humbte ekuilibrin.
Nga gazi lotsjellës i hedhur nga forcat e policisë është lënduar dhe një adoleshente e cila ka humbur ndjenjat dhe është transportuar me autoambulancë në spital.