“Diego Maradona, supermeni i futbollit te botes mbylli syte per te mbetur i gjalle ne memorien e kohrave pergjithmone! RIP! Sb”
Kështu shkruan Sali Berisha, që iu është bashkuar atyre që kanë reaguar për vdekjen e një prej futbollistëve më të mëdhenj në botë.
Por, sekretari për çështjet ligjore në PD i biri i Rustem Gjatës së famshëm si gjyqtarë i diktaturës , Çlirim Gjata, thotë se Maradona është komunist, ndaj s’duhet të merremi me të.
“Këto ditë, nga njerzit që kam njohur, u ndanë nga jeta për shkak të covid-19 dy mjekë dhe një pedagoge. Media po çahet për humbjen e Maradonës. Në djall Maradona! Po na ikin të njohurit, miq e të afërm dy hapa larg nesh.
E kush ishte Maradona?! Një futbollist i shquar për 10 vjet e më pas një i llastuar për 30 vite. Sa herë kishte nevojë për para, shkonte te komunistët në Kubë dhe bënte lolon e Fidel Kastros”, shkruan Gjata.
Nuk e dimë nëse ai e ka me Berishën, se dhe ky i fundit ka qenë komunist, apo me kryekomunistin dhe kriminelin Rustem Gjata, gjyqtarin e gulagut që e promovoi miku i tij Sali Berisha deri në majat më të larta të drejtësisë, megjithëse i kishte duart të lyera me gjak.