Për shkak të mungesës së provave dhe fakteve dhe me një dëshmi nga gjykaata e Janinës të paraqitur nga avokati mbrojtes para trupit gjykues, Gjykata e Apelit ka caktuar masën detyrim paraqitje për Agim Kajmakun.
Kështu kryebashkiaku i Vorës, që ishte shpallur në kërkim, Agim Kajmaku, që u ndalua nga policia mbrëmjen e së hënës tashmë është i lirë deri në marrjen e pafajasisë.
Ai është paraqitur në ambjentet e një spitali privat, për shkak të problemeve kardiake dhe diabetit, por mjekët kanë njoftuar policinë për shkak të urdhrit të arrestit të lëshuar ndaj tij.