Policia e Shtetit dhe FNSH kanë zbarkuar këtë mbrëmje në qytetin e Elbasanit. Uniformat blu kanë blinduar qytetin problematik të krimit, duke kryer një sërë kontrollesh të befasishme. Raportohet se deri më tani janë shoqëruar disa persona, të cilët dyshohet se janë me të shkuar kriminale.
Mësohet se në kontrollet e mbrëmjes së sotme kanë marrë pjesë 35 efektivë të FNSH dhe Policisë, si dhe qëllimi i këtyre kontrolleve ka qenë goditja e grupeve, të cilat ushtrojnë veprimtari të paligjshme në qytet.
Raportohet gjithashtu se kontrollet janë bërë në mënyrë të befasishme dhe jo me anë të postblloqeve në pika të caktuara të qytetit. Kontrollet në Elbasan janë bërë të shumta sidomos gjatë 2019, një qytet i cili vitin e kaluar u godit nga atentatet e grupeve kriminale.