Erion Braçe i pyetur nga mediat pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme në Kuvend, ironizoi duke thënë se për shpërndarjen e parlamentit, presidentit duhet t’i referohet dokumenteve ligjore.
“Kujt i referohet, berberhanes apo dokumenteve të shtetit? “, u përgjigj Braçe, duke ironizuar edhe deklaratën e vetë presidencës, pasi dje Arta Vorpsi bëri betimin te noteria, duke qënë se nuk u thirr nga presidenti.
“Kam përshtypjen që ju mediat i jeni referuar kryetares së dhomës së noterëve, e cila i është referuar një procesi ligjor. Noteria funksionon mbi bazë të një ligji dhe në asnjë rast nuk është parukeri. Kushtetuta ka thënë që i katërti nuk bëhet dot i dytë, ndaj kur flasim për kushtetutë i referohemi në tërësi”- u shpreh Braçe.