Si sot 24 vite më parë ndodhi masakra e madhe ndaj opozitës të asaj kohe. Fotografi Agim Rama teksa nxjerr nga arkiva e tij këto imazhe nga mitingu i 26 majit 1996, tregon detaje nga ajo ditë e zezë.
Në to duken fytyrat e përgjakura të drejtuesve të opozitës së asokohe; Servet Pëllumbit, Erion Braçes, Namik Dokles, Blendi Gonxhes e Ndre Legisit.
Zgjedhjet e 26 majit 1996, degjeneruan në dh.unë e terror pasi drejtuesit e PS u rrahën nga forcat e policisë dhe SHIK-ut, skena këto që bënë xhiron e mediave ndërkombëtare.
“SI SOT 24 VITE ME PARE NDODHI MASAKRA E MADHE NDAJ OPOZITES TE ASAJ KOHE. NUK DI NESE DO TA KUJTOJE SOT NGA QEVERITARET E MI NE PARLAMENT. POR,DUA TE NENVIZOJE SE AJO KOHE ISHTE FASHIZEM E JO SOT KUR PROTESTUESI SHANE POLICET ME LIBER SHPIE DHE SHTETI BANE SIKUR NUK SHIKON…”, shkruan fotografi Rama.