Gafa e Partisë ‘demokartike’ nuk i ka shpëtuar pa komentuar as zv/kryeministri Erion Braçe. Me foton e banderolës së madhe ku lexohej 85%, ne besojmë tek partia demokartike (demokratike), ne besojmë tek Lulzim Basha, Braçe shkruan me ironi duke i thënë liderit të opozitës të fillojë nga Abetarja, pastaj nga numrat.
Braçe bën një përmbledhje të të gjitha rasteve të ‘gafave’ të Bashës, ku ngatërron data historike, bën shumëzime gabim siç ishte rasti para se të largohej nga parlamenti dhe zëri i ngjirur teksa këndon himnin.
Statusi i plotë i Zëvendëskryeministrit:
Aritmetike, mbledhje-zbritje,
shumezim-pjesetim? JOOO!
Shkrim, kendim? JOOO!
Gare-konkurim, zgjedhje? JOOO!
Cfare cfare, Reforma te Thella me ty?
Po si? Pa gjithe keto me siper?
Merru me veten kid!
Filloje nga A-ja, abetarja,
pastaj nga 0, numrat;
Me tutje me fjalet e thjeshta qe te arrish po munde tek ato me te veshtira Liri, Barazi, Drejtesi e Barabarte!
Patjeter edhe tek numri 85,
produkt i aritmetikes tende banale:
100-40-22=85!
Madje 85%!/