Zyrtari i lartë i Vetëvendosjes në Tiranë, Hysamedin Feraj ka trazuar debatin politik në Kosovë, pas deklaratës se SHBA nuk e ndan dot Kosovën me luftë dhe për këtë arsye është duke përdorur lobin ruso-serb, që territoret e Kosovës t’i shkojnë Serbisë.
Ndaj tij ka pasur reagime të ashpra, ndërsa gazetar Berat Buzhala ka nxjerrë edhe një foto, kur Feraj bënte homazhe për Enver Hoxhën.
“Hysamedin Feraj duke be homazhe te varri i diktatorit Enver Hoxha. Patjeter qe ky e urren Ameriken, sepse Ameriken e ka urryer edhe kafsha para te cilit Feraj po ben homazhe.
Ky soj i njeriut vjen e na tregon ne kush eshte pro rus e kush pro amerikan. Kjo lope staliniste don me i tregu Kosoves kah duhet me u rreshtu.
Sonte as kashte mos i qitni. Vec far bishti te kungullit.
Tash shtrohet pyetja: A jane edhe dashamiret e Hysamedinit ne LVV mendesi e njejte me Hysamedinin”, shkruan Buzhala.
Ndërsa gazetarja Arbana Xharra thotë se Feraj, përveçe enverist, është edhe islamik i financuar nga Erdogan dhe që urren Amerikën.