Takimet e Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, kanë qenë të shpeshta me kryeministrin Edi Rama, por jo vetëm. Pas largimit nga Pallati Mbretëror, Princit Harry i ndodh e papritura. Ky është veprimi i tij që pati një kosto të lartë
Duket se fokusi i takimeve të fundit mes Yuri Kim dhe kryeministrit Edi Rama, është Reforma Zgjedhore. Kjo edhe për faktin se Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, u ka dërguar një email anëtarëve të Këshillit Politik.
Në këtë email Yuri Kim propozon që Shqipëria të aplikojë sistemin danez për zgjedhjet, duke ndryshuar sistemin zgjedhor.Sistemi danez është propocional rajonal, me votim preferencial.
SHBA tashmë kërkon një sistem zgjedhor në Shqipëri me lista të hapura, dhe për këtë ka dhënë si shembull modelin zgjedhor danez.
Sistem proporcional rajonal me votim preferencial është propozimi i ambasadores amerikane që i është dërguar edhe tryezës së Reformës Zgjedhore.
Por çfarë është sistemi zgjedhor danez?
‘D’Hondt’ quhet ndryshe dhe është i përbërë nga dy lista ku tek e para është lista e mbyllur kombëtare me partitë respektive kurse tek e dyta janë gjithë kandidatët për deputetë dhe votuesit mund të votojnë kë të preferojnë.