Presidenti Ilir Meta tha sot se çështja e 5 Qershorit, është “jetë a vdekje”. “O ka Shqipëri me shqiptarë, o banori më i ri në Shqipëri mbetet Ilir Meta”, tha kreu i shtetit.
Presidenti kujtoi djegien e mandateve të opozitës në Kuvend dhe tha:
“Opozita të kishte dëgjuar Ilir Metën sot Shqipëria do ishte në tjetër situatë. I kam thënë kurrë për mandatet mos u shkojë në mendje se ai është i papërgjegjshëm e nuk do reflektojë”.
E dëgjoi faktorin nderkombetar shkoi te bente zgjedhje por s’donte të krijonte precedent per zgjedhje sa here opozita braktis parlamentin…
Meta: Ashtu ë? E dëgjoi faktorin nderkombetar? Po tani që e firmosi 5 qershorin pse e turpëroi faktorin ndërkombëtar që doli dhe garant për këtë gjë?
Dhe është cështje nderi tha faktori ndërkombëtar
Meta: Kjo është çështje për jetë a vdekje, o ka Shqipëri me shqiptarë o banori më i ri në Shqipëri mbetet Ilir Meta.
“Ju siguroj se Presidenti do bëjë të gjitha aktet që duhet të bëjë një president patriot, presidenti do bëjë aktet e tij më patriotike dhe i gjithë populli do jetë me presidentin, mbaje mend.
Tani s’do u tregoj ju e që shkoni tja thoni…unë di tu them qytetarëve shqiptarë në 2 mars atë e ka shpëtuar opozita se thoshte të mbarojë këshilli politik e s’kisha ndërmend të ndërprisja një proces dhe kishin shpresë te këshilli po më mirë që ndodhi ashtu se e pa gjithë bota, e provokoi opozitën me shëmbjen e teatrit që të ikte nga tryeza”, tha kreu i shtetit në një intervistë për emisionin Cim Peka Live në Syri TV