Rastet me Covid-19 në Shqipëri duket se po shënojnë rritje, ndërsa deri dy javë më parë kishte raste sporadike.
Në përditësimin e të dhënave në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë testuar 262 persona dhe janë konfirmuar 21 raste të reja, nga të cilat 13 janë personel mjekësor në QSUT.
Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë, mjekët e prekur nga koronavirusi janë infektuar nga një infermier, i cili dyshohet se është prekur nga virusi nga kontaktet e jashtme.