Gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë 26 persona, të gjithë në Tiranë, duke e çuar në 1076 numrin total të të infektuarve.
Ministria e Shëndetësisë raporton se nga 26 rastet pozitive 12 janë personel mjekësor në QSUT, që fatmirësisht nuk kanë simptoma.
Gjithashtu, gjatë orëve të fundit janë shëruar edhe 11 qytetarë, duke e çuar në 823 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Tirana vazhdon të jetë vatra kryesore në vend me një numë të lartë të rasteve ditore të konfirmuara pozitive me Covid19. Të gjithë zonat e tjera në Shqipëri rezultojnë për të dytën ditë rradhazi pa raste të reja.