Gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar sërish 18 raste të reja me COVID 19 në vendin tonë, duke regjistruar ditën e dytë radhazi me rritje të infektimeve
“Në Durrës janë identifikuar 7 raste në një fasoneri, kontakte të një rasti pozitiv. Janë 5 raste të reja në Berat, 4 raste në Tiranë dhe 2 në Krujë, të gjitha kontakte”, deklaroi Silva Bino, përgjegjëse e departamentit të sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik në komunikimin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë për situatën COVID19 në vend.
Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme me 19 qytetarë të shtruar, prej të cilëve 4 janë në terapi intensive.