Një ditë pas konfliktit të ndodhur në Himarë, ku u d.hunuan një grup turistësh spanjollë, policia njofton se ka a.rrestuar autorin e ngjarjes së turpshme, pronarin e lokalit.
Burime zyrtare bënë me dije se në lidhje me konfliktin me turistët spanjollë, a.rrestohet në flagrancë shtetasi M.K, 51 vjeç, banues në Sarandë.
Policia e Sarandës në bashkëpunim me Policinë e Himarës, pas hetimeve të kryera në lidhje me konfliktin e djeshëm në një lokal të Himarës, kanë bërë të mundur a.rrestimin në flagrancë të 51-vjeçarit.
Ky shtetas u ndalua, pasi ditën e djeshme, në lokalin e tij Bar-Restorant në Porto Palermo të Himarës, për motive të dobëta ka k.anosur me fjalë një grup turistësh spanjollë.
Më pas ka dëmtuar mjetin e transportit privat të tyre dhe është konfliktuar fizikisht me ta duke u shkaktuar dëme në trup por më shumë është dëmtuar shtetasja spanjolle K.R.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”.
Mësohet se fillimisht turistët kanë hyrë në ambientet e këtij lokali, por nuk kanë pëlqyer shërbimin e ofruar dhe më pas janë ngritur për t’u larguar.
Ky moment ka bërë që pronarët e lokalit të ndjekin nga pas turistët, ndërsa kanë goditur fizikisht drejtuesin e mjetit së bashku me 5 turistët spanjollë.