Partia Socialiste festoi dje ditëlindjen e 29-të, ku nuk kanë munguar edhe urimet dhe mesazhet për këtë parti. Festivalin e urimeve e hapi kryeministri Edi Rama, duke vijuar më pas me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi; kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, deputet e kryetar të kësaj partie, deri tek politikanë të ndryshëm.
Por në këtë ditëlindje të Partisë Socialiste nuk ka munguar as urimi i një prej themelueseve të kësaj partie. Bëhet fjalë për anëtaren më të vjetër dhe njëherësh kryetaren e PS Leskovik, zonjën Dallëndyshe Kravari.
Kjo e fundit teksa uron ditëlindjen, thekson se Partia Socialiste është forcë progresiste dhe pasuri kombëtare. Sipas zonjës Kravari, nën qeverisjen e PS dhe drejtimin e kryeministrit Edi Rama qytetarët ndihen të përfaqësuar e të plotësuar, ndërsa shton se vendi ka pasur zhvilli dhe progres në shumë sektorë.
Ja postimi i plotë:
Gëzuar ditëlindjen e 29-të PS. Jam e privilegjuar dhe tejet e emocionuar që jam pjese e Partisë Socialiste prej 29 vjetësh, madje jam një prej shumë themelusve të kësaj partie në rrethin e Kolonjës, kryesisht qytetin e Leskovik ku jetoj dhe punoj. Faleminderit PS që në rrugëtimin tuaj 29 vjeçar ke transformuar Shqipërinë dhe ju je gjendur pranë qytetarëve.
Partia Socialiste është forcë progresiste dhe europianiste që kushdo e ka zili. Kështu që, duke e mbyllur dua të theksoj se nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, PS është forcuar e reformuar. Dikush ndoshta mendon se ne mbase nuk jemi më të mirët?! Por më të mirë se ne nuk ka. Për këtë të jeni tē bindur! Prandaj shqiptarët do të na japin sërish besimin. Çdo alternativë tjetër do të ishte kthim pas dhe votë e çuar dëm. Gëzuar 29 vjetorin e lindjes së Partisë Socialiste!