Bledi Mane
NËSE NESËR ILIR META UA SHKRIN EDHE PARLAMENTIN?
Datën e zgjedhjeve lokale ua çdekretoi dhe ju vetëm po bërtisni: është nul, nuk ka asnjë fuqi vepruese nuk e njeh as kushtetuta!
Nesër me anë të një dekreti tjetër presidencial ua shpërndan edhe parlamentin duke u justifikuar se nuk keni numurin e plotë prej 140 përfaqësuesish të sovranit.
Del jashtë funksionit parlamenti, bie qeveria dhe ju socialistët e maxhorancës do bërtisni sërish se është shkelur kushtetuta, dekreti është nul dhe ju nuk do dilni as nga salla e parlamentit e as nga zyrat e ministrive, por Ilir Meta si komandant i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë do u nxjerrë zvarë e do u zbythë me forcat e ushtrisë…
Ua futi sërish Ilir Meta. Ju e besuat kur tha jam Alende por në të vërtetë ai është një Pinoçet!
Por av.Romeo Kara i përgjigjet seriozisht
Keto jane kompetencat kushtetuese te Presidentit te Republikes.
Pika “gj” e nenit 92 parashikon vetem: cakton datën e zgjedhjeve për Kuvendin, për organet e pushtetit vendor dhe për zhvillimin e referendumeve;
Edhe në kodin zgjedhor parashikohet e njejta gje.
Presidenti ka vepruar ne kundershtim me nenin 94 te Kushtetues qe thote: eni 94
Presidenti i Republikës nuk mund të ushtrojë kompetenca të tjera përveç atyre që i njihen shprehimisht me Kushtetutë dhe që i jepen me ligje të nxjerra në pajtim me të.
Pika 2 dhe 3 te nenit 90 te Kushtetues parashikojne qe:
Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë. Propozimi për shkarkimin e Presidentit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak se një e katërta e anëtarëve të Kuvendit dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij.
3. Vendimi i Kuvendit i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e cila, kur vërteton fajësinë e Presidentit të Republikës, deklaron shkarkimin e tij nga detyra.
Problemi eshte se ne nuk kemi Gjykate Kushtetuese dhe Meta e di mire kete.
Megjithate neni 91 i Kushtetues e parashikon qarte: Kur Presidenti i Republikës është në pamundësi të përkohshme për të ushtruar funksionet e tij ose kur vendi i tij mbetet vakant, Kryetari i Kuvendit zë vendin dhe ushtron kompetencat e tij.