Prej kohesh, Sali Berisha ka mbajtur nje qendrim te ashper kunder Kosoves.Ai i është përgjigjur mbreme presidentit të Kosovës, ku ky i fundit e sfidoi publikisht për një debat në lidhje me marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.
Berisha në një prononcim për mediat kosovare ka deklaruar se më parë është i gatshëm për një debat me Aleksandër Vuçiçin se sa me Thaçin, duke e cilesuar ate argat shqipfolës dhe albanofob .
Pikerisht mbi kete deklarate te rende te Berishes kunder Kosoves, ka reaguar kryeministri Rama. Me ane te nje postimi ne twitter, Rama duke kujtuar gjithe te zezat qe Berisha ka bere kunder Kosoves, thekson se vesi del me shpirtin.
Postimi i Ramës:
Furnizoi me naftë tanket e Kasapit të Beogradit. Bëri thirrje për të refuzuar Rambujenë.Shpalli terroristë marksistë-leninistë luftëtarët e UÇK. Ibrahim Rugova s’denjoi t’i fliste më derisa vdiq. Sot e quan Presidentin e Kosovës argat albanofob të Beogradit! Vesi del me shpirtin.