Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një debat me pedagogun e njohur Agron Gjekmarkaj lidhur me përgjimet e publikuara nga Bild.
Rama tha se nuk mbante përgjegjësi për personat që përmendnin emrin e tij në telefonata.
Biseda në studio:
Agron Gjekmarkaj: E kuptoj që je kryeministër në hall.
Edi Rama: Mua më marsh të keqen se nuk jam në hall. Në hall je ti se je shërbetor i një revolucioni të destinuar të dështojë. Duhet t’ju vijë turp se merreni me fjalët e disa personave që janë në burg. Fol pa prekur personin që ke përballë.
Agron Gjekmarkaj: Ata vëzhgojnë ku udhëtoni ju.
Edi Rama: Se sa plehra i thonë njëri-tjetrit se njohin kryeministrit unë nuk mbaj përgjegjësi. Unë mbaj përgjegjësi për çfarë them unë.
Agron Gjekmarkaj: Ti ndjehesh ngushtë.
Edi Rama: Po pse më thua ashtu, të them unë ti se je i kuq nga fytyra.
Agron Gjekmarkaj: Jam i kuq se kam alergji.