Deputeti i opozitës së re, Halit Valteri, u bë dje baba për herë të parë.
Ai ka ndarë me ndjekësit në Facebook një foto ku shfaqet me vogëlushen e familjes Valteri.
Deputeti 29-vjeçar mban në krahë vajzën e tij të pagëzuar me emrin Hera, në ambientet e spitalit.
“Mirë se erdhe engjëlli im. Hera Halit Valteri 07.07.2020. I bekuar ”, shkruan ai në mbishkrimin e fotës.
Deputeti Halit Valteri bëhet baba: Ju prezantoj me vajzën time
Emri Hera lidhet me atë të gruas së Zeusit dhe perëndeshës së grave, fëmijëve dhe të mirësisë
Halit Valteri është i rezervuar për jetën private në rrjetet sociale, me qëllim që fokusi të jetë tek posti dhe qëndrimet e tij politike