Deputeti i PD, Ervin Salianji, i cili kohë më parë u kap në një bisedë perverse në sallën e parlamentit, ka qënë i pranishëm sot në Korçë, ku është takuar me fermerë të zonës.
Nëpërmjet një postimi në faqen e tij në rrjetet sociale, lajmi është bërë i ditur nga vetë Salianji
Sipas Salianjit, qeveria është barra më e rëndë për fermerët, dhe favorizon monopolet dhe bizneset e lidhura me të.
Postimi i plotë:
Qeveria është barra më e rëndë për fermerët, ju dëmton në prodhim dhe në shitje.
Në prodhim fermerët paguajnë çmim më të shtrenjtē se Greqia për plehrat kimike, paguajnë çmime më të shtrenjta për farat, paguajnë çmim më të shtrenjtë për naften se shumë nga vendet e BE dhe Maqedonia, çmimi i e ergjise dhe taksa e tokës po ashtu e rritur.
Gjithçka sepse qeveria favorizon monopolet dhe bizneset e lidhura me të.
Subvensionet janë zero për fermerët, ato shkojnë me miliona euro tekklientët e qeverisë.
Produkti në shumicën e kohës hidhet nëpër kanale apo kalbet në magazina sepse askush nuk kujdeset, qeveria i godet fermerët për të mbeshtetur bizneset e veta të shpërndarjes.