Teksa Sali Berisha vijon të bëjë thirrje antikushtetuese dhe përhap panik tek qytetarët, deputeti i Partisë Socialiste, Andrea Marto iu ka bërë thirrje organeve të reja të drejtësisë që të hetojnë këto deklarata. Duke folur për këtë sjellje deputeti Marto u shpreh se qëndrimet e Berishës janë antikushtetuese dhe panikpërhapëse, ndërsa theksoi se shpreson që drejtësia e re të veprojë, duke mos bërë sehiri si ajo e para miratimit të reformës në drejtësi.
“Përshëndetje, Qëndrimet e Berishës kanë qenë dhe vijojnë të jenë antikushtetuese, destruktive dhe panikpërhapëse. Drejtësia deri tani nuk ka hetuar asnjëherë qëndrimet dhe veprimet e tij. Le të urojme që drejtësia e pas Reformës të veprojë ndryshe! Dhe së fundi, fatmirësish prej kohësh Berisha është i pabesueshëm dhe nuk merret seriozisht. Gjithë të mirat”, deklaroi deputeti Marto për gazetën “SOT”.