Edhe ditën e sotme, banorët e Astirit, që preken nga projekti i Unazës së Re vijuan bllokimin e rrugës.
Njoftimin për plagosjen e punonjësit e dha vetë IKMT. Por banorët në faqen e krijuar prej tyre në rrjetet sociale, ku bëjnë thirrje për mbështetje, kanë berë një postim këtë të enjte edhe për ambasadat teksa thonë se janë në rrezik.
Ata i kërkojnë ndihmë ambasadës amerikane. “Nuk lejojmë njeri, mjaft me dhunë dhe terror”, shkruajnë ata, sic e shihni në foton më poshtë: