Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme si zakonisht me disa fjalë të mençura. Mëngjesin e sotëm Rama ka zgjedhur një shprehje të shkrimtarit të madh brazilian Paulo Coelho.
“Durimi nuk ka të bëjë me pritjen, por me sjelljen tonë kur gjërat vonojnë më shumë nga ç’presim”, thotë shprehja e Coelho-s.
Kjo shprehje vjen si një mesazh për ditët e vështira që po kalojmë në kuadër të luftës kundër koronavirusit. Kryeministri ka bërë gjithmonë apel për të kufizuar lëvizjet, në mënyrë që të parandalohet përhapja e koronavirusit, ndërkohë ka marrë edhe masa shtrënguese, duke vendosur gjoba për ata që nuk e respektojnë.
Shqipëria ka 304 persona të infektuar nga COVID-19, ndërsa ka patur edhe 17 viktima, ndërkohë që numri i të shëruarve është 99.