Nga Rigels Seliman
Ore është për të qeshur, por edhe për të qarë. Partia Demokratike që sot është opozitë në vitin e largët ’90 shkatërroi gjithë Shqipërinë me justifikimin se do ta niste nga pika zero. Ajo rrafshoi fabrika, uzina, hekurudha, ndërsa asnjë politikan dhe artist nuk bëri zë, ndonëse gjithë qytetarëve iu doli prapanica vendit që i ndërtuan ato vepra dhe punuan 50 vjet.
Ndërkohë tani një grusht politikanësh dhe disa artistë qajnë për teatrin, edhe pse nuk kuptohet nëse janë duke qarë vërtet apo janë në rolet e tyre?! Madje, besoj shumica e atyre që janë të indinjuar, sidomos presidenti Ilir Meta, Monika Kryemadhe dhe ish-kryeministri Sali Berisha as që e kishin parë ndonjëherë se nga hyhej në Tetarin Kombëtar, e jo më të shihnin shfaqje!
Kështu që, këto thirrjet e ditëve të fundit se “tetari s’ka vdekur” apo “tetari është gjallë” më kujtojnë ato thirrjet e qytetarëve kur vdiq diktatori Enver Hoxha që thoshnin: “Enver nuk ka vdekur, ai rron përmes veprave dhe është në zemrat tona”! Boll më me hipokrizi dhe protestoni për bukën, papunësinë, etj, se godina e Teatrit Kombëtar ishte një kapanon “ushtrie” e ndërtuar kalimthi nga fashistët në fillim janarin e 1938 dhe që përfundoi në shtator të 1939, por jo për të qenë teatër.
Kështu që, nisur nga të gjitha këto unë kam qenë dhe jam pro shembjes së Teatrit Kombëtar, i cili tanimë do t’i hapë rrugë ndërtimit të një teatri modern dhe bashkëkohor, siç e meriton Tirana. Nga ana tjetër, unë dënoj me forcë dhunën e përdor nga policia ndaj kolegëve gazetarë, aktivistëve, artistëve, politikanëve dhe qytetarëve të thjeshtë gjatë protestës të së dielës.