Kryeministri Rama i shoqëruar nga ministrja Elva Margariti dhe ministri Arben Ahmetaj, ishte sot në Bubq, një zonë e cila u godit rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar, Rama inspektoi zonën ku në fillim të muajit korrik do të hapet kantieri i rindërtimit për një qendër të re administrative.
Gjatë përfundimit të vizitës në Bubq, kryeministri është ndalur nga një e moshuar e cila ka ndalur ndërsa Rama ishte në ikje.
Me sa duket e moshuara i është drejtuar kryeministrit për pronën e saj, nëse do e ketë përsëri apo jo.
Biseda:
Rama-Mos u ngjisni, mos u ngjisni me njëri –tjetrin…
E moshuara-Pash të madhin zot, jam duke thënë… (ndërpret bisedën)
Rama-Do të të jepet ty, e njëjta hapësirë që ke 100% brenda planit. Po ta them edhe njëherë 100%, metër për metër do marrësh atë që ke, dhe do ta marrësh brenda planit sipas ndërtimit të ri.
Në fund kryeministri u drejtohet banorëve të Bubqit me fjalët
“Do e bëjmë siç ju kemi thënë. Në fund të qershorit do fillojnë punimet, do i ndërtojmë të gjitha shtëpitë. Do fillojnë punimet në të gjitha zonat kështu që edhe pak durim”.