Ilir Meta e ka filluar me tensione intervistën e mbrëmjes së sotme në Syri Tv.
Meta është përplasur ashpër me gazetarin Çim Peka, i cili e ndërpreu teksa fillloi të fliste për themelimin e LSI-së.
Kreu i Shtetit e quajti gazetarin zhurmues të kryeministrit Edi Rama dhe të Endri Fugës, drejtorit të Informacionit në Kryeministri.
Me tone të larta, Presidenti deklaroi se nuk do lejojë njeri ta ndërpresë.
Biseda:
Meta: Nëse do të bësh zhurmuesin e Edi Ramës bëje, ti do të më lësh mua, pastaj bëj çfarë të duash, kaq po them. Kjo është një çështje shumë e rëndësishme. Zhurmuesin e Edi Ramës mos e bëjë më asnjeri, te kjo gjë nuk pranoj më ndërhyrje, kaq po them
Peka: Një pyetje…
Meta: Jo, kaq po them. Mos bëj zhurmuesin e Fugës këtu.