Javën e kaluar Monika Kryemadhi u rizgjodh në krye të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Ajo sonte është e ftuar në Open në Top Cannel ku ndodhet përballë gazetarëve për të folur për zgjedhjet në LSI dhe për të ardhmen e partisë së saj.
Kryemadhi tregoi në Open se ajo e ka kaluar Covidin. “Po e them këtu për herë të parë, nuk e kam thënë asnjëherë. Unë e kam kaluar Covid-19, pa asnjë shenjë.
Kur shkova për të bërë operacion për bajamet, mjekët italianë më thanë se e ke kaluar. Kam bërë dhe testin serologjik dhe katreguar që e kam kaluar. Nuk kam pasur asnjë shenjë. Jam e vetmja në familje që e kam kaluar”- tha Kryemadhi.
Prandaj duhet distanca dhe maska- ndërhyri Arjon Sulo.
“Po unë nuk puth kënd në buzë, vetëm Ilir Metën. E kam puthur dhe se ka zënë”- vijoi Kryemadhi.