Një ngjarje e rëndë është raportuar në media. Ish banori i “Big Brother Celebrity”, Haevy D. (Colin Newell), është gjendur i vdekur.
Ka qenë një shok i të ndjerit që ka konfirmuar lajmin. Mediat britanike kanë shkruar se ai ishte zhdukur prej javësh nga rrjetet sociale dhe i kishte thënë mikut të tij se po e kërcënonin.
“Disa njerëz më marrin vazhdimisht në telefon, më shkruajnë në Whatsapp çdo pesë minuta. Nuk e di çfarë kanë dhe pse më shqetësojnë”, i tha Haevy shokut të tij.
Autoritetet britanike janë duke punuar për të sqaruar rrethanat e vdekjes së tij. Aktori Nick Nevem në një postim ngushëllues tha se 47 vjeçari e jetoi jetën si donte.