Kur na ndajnë edhe pothuajse 200 kutitë e fundit, ku ndodhen edhe ato të famshmet e PD-së, që demokratët “presin të bëjnë rrokadën”, njeriu që qesh… e që nuk ka bërë asgjë tjetër deri më tani, pritet të jap dorëheqjen nga të gjitha funksionet e partisë të drejtuar prej tij.
Burime brenda PD-së, konfirmojnë se Basha do të jap dorëheqjen, si autor dhe ideator i 4 humbje radhazi, zgjedhjet vendore 2015, ato parlamentare të vitin 2017, vendore 2019 dhe zgjedhjet e fundit parlamentare 2021, duke hyrë në historinë e vendit, si humbësi më i madh i të gjitha kohërave.
Të njëjtat burime konfirmojnë se dorëheqja e Bashës do të pasohet me një rikandidim të tij për kryetar partie, duke ja lënë në dorë Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, zgjedhjen e kryetarit të ri. Meqenëse anëtarët e Këshillit janë vendosur të gjithë nga ai, Basha do të rizgjidhet kryetar partie, për të drejtuar partinë drejt humbjeve të radhës.
Dorëheqjen e Lulzim Bashës, në fillim do e “qajnë” shumë veta në Partinë Demokratike, por ama, më shumë se çdokush do e vuaj Edi Rama, se vetëm ai ja njeh meritat Lulit, i cili u lodh deri sa ja dha mandatin e tretë me të gjithë paaftësitë dhe apatinë që e karakterizon. Rama e di shumë mirë, që po të mos ishte për Lulin, mandati i tij i tretë dhe historik për një parti, do ishte shumë herë më i vështirë. Rama të rri i qetë deri në mandatin e 4-ërt e ndoshta dhe të 5-të, se Basha do të rizgjidhet sërish kryetar partie.
Nga ana tjetër Presidenti i Republikës Ilir Meta pritet të jap dorëheqjen, edhe pse nuk e ka fare të lehtë nga ana proceduriale dhe ne na duket pak absurde, por e marrim të mirëqenë se ai është vullneti i shprehur prej tij. Sipas burimeve të ekskluzive.al, ajo që po përgatitet orët e fundit nga Presidenti në arrati, është mosnjohja e zgjedhjeve, e ndoshta si motivacion do të gjej atë komisionerin e partisë së gruas, që mbushte fletët e votimit sipas qejfit të tij./Ekskluzive.al