Elon Musk ka shprehur habinë, lidhur me atë që i ka ndodhur ditën e sotme me testimin për koronavirusin.
Bosi i Teslas shkruan se është testuar katër lidhur me Covid-19, dhe dy nga përgjigjet e kanë nxjerrë pozitiv, e dy të tjerat negativ.
Në postimin e tij në Twitter, Musk, shkruan se për testimin është përdorur e njëjta makineri dhe e njëjta infermiere.
“Diçka jashtëzakonisht false po ndodh. Sot u testova për kovid katër herë. Dy prova dolën negative, dy dolën pozitive.
I njëjti aparat, e njëjta provë, e njëjta infermiere. Test i shpejtë i antigjenit nga BD.” – shkruan Musk.